(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dhurim gjaku në Degët e KK Tiranë, Berat e Elbasan

Dhurimi i gjaku mbetet një nga veprimtaritë më humanitare të Kryqit të Kuq Shqiptar. Thirrjes së tij për të dhuruar gjak për njerëzit në nevojë dhe vecanërisht për fëmijët talasemikë, kanë gjetur gjithnjë përkrahjen e institucioneve të ndryshme shtetërore e private. E në rradhë të parë janë si gjithnjë të rinjtë, vecanërish të rinjtë studentë dhe jo vetëm.
Kemi informuar dhe më parë në këtë fillim viti për seancat e dhurimit të organizuara nga Dega e KK Tiranë, Elbasan, Vlorë. Dhe ja tani, janë studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës që dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë të ndjekur nga Studentët e Elbasanit, personeli i Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat që kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë, duke u bërë shembulli konkret sesi mund të zgjidhet nga të gjithë ne, problem i mungesës së gjaku në sasinë dhe cilësinë e kërkuar, Faleminderit gjithkujt që është bërë pjesë e fushatave të Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak vullnetarisht!

Ndajeni me miqte tuaj: