(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Deklaratë e Përbashkët e KNKK dhe FNKK&GjK, në përvjetorin e bombardimeve atomike në Hiroshima dhe në Nagasaki

Nagasaki

 

Data: e enjte, 3 gusht, 2017

 

Si këtë javë, shtatëdhjetë e dy vjet më parë në qytetet e Hiroshimës dhe Nagasakit u rrafshuan dhe dhjetëra mijëra banorë të tyre u dogjën nga dy bomba të vogla bërthamore. Përballë këtij shkatërrimi, ndihma humanitare ishte pothuajse e pamundur dhe plotësisht e papërshtatshme. Nëse armët bërthamore do të përdoreshin sot, do të ishte e njëjtë gjë. Në nivel ndërkombëtar mungojnë kapacitetet për t’iu përgjigjur në mënyrë të menjëhershme ngjarjeve të tilla.

Më 6 dhe 9 gusht 2017, njerëzit në Japoni dhe në mbarë botën, do të qëndrojnë në heshtje për të kujtuar tmerrin e armëve bërthamore.

Por këtë vit, ne kujtojmë viktimat e Hiroshimës dhe Nagasakit në një kontekst të ri. Më 7 korrik të këtij viti, 122 shtete miratuan Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Traktati konfirmon qartë se shumica e shteteve, kundërshtojnë pa mëdyshje në baza morale, humanitare dhe tani ligjore, armët bërthamore.

Për herë të parë në 72 vjet kemi shpresë të vërtetë.

Në shtator të vitit 1945, Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka bërë thirrje për eliminimin e armëve bërthamore. Ne e mirëpresim Traktatin si një hap shumë pritur dhe historik drejt këtij qëllimi. Traktati njeh pasojat katastrofike humanitare të përdorimit të armëve bërthamore dhe i ndalon tërësisht këto armë në bazë të të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. Gjithashtu, Lëvizja i përmbahet angazhimeve të forta për të ndihmuar viktimat, edhe pse është shumë vonë për shumë nga ata që ne kujtojmë sot.

Me çdo vit që kalon, është bërë e qartë se efektet e armëve bërthamore nuk mund të kufizohen as në hapësirë dhe as në kohë. Njerëzit vazhdojnë të preken nga kanceret që kanceri që shfaqen pas dekadash. Dhembja dhe vuajtja e të mbijetuarve në Hiroshima dhe Nagasaki vazhdon prej shtatë dekadash. Dhe pasardhësit e prindërve, të cilët u ekspozuan ndaj rrezatimit, jetojnë në frikën e përditshme të rreziqeve për shëndetin e tyre. Përjetimet emocionale janë shumë të thellë.

Po kështu, përdorimi i kufizuar i armëve bërthamore mund të reduktojë ndjeshëm prodhimin ushqimor dhe të nxisë një zi buke globale. Ne e dimë gjithashtu se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, rastësisht, nga keqpërdorimi apo keq prodhimi, po rriten duke rritur dhe tensionet ndërkombëtare. Të gjitha shtetet dhe shoqëritë kanë rolin e vetë për t’u siguruar se armët bërthamore nuk përdoren kurrë më, dhe se ato janë eliminuar plotësisht.

Për këto arsye, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të nënshkruajnë Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore në Kombet e Bashkuara në Nju Jork më 20 shtator.

Traktati mund dhe duhet të nxisë një reflektim të thellë dhe të sjellë një përgjigje të vendosur nga të gjitha Shtetet. Për ata që mund të ndihen të paaftë për të nënshkruar Traktatin në këtë kohë, veçanërisht Shtetet e armatosura bërthamore dhe aleatët e tyre, vrulli i krijuar nga Traktati, duhet t’i nxisë që të përmbushin premtimin e tyre për të krijuar kushtet për një botë pa armë bërthamore. Si hap i parë, ata duhet të përmbushin angazhimet e tyre afatgjata për të zvogëlimin e rreziqeve bërthamore, nëpërmjet masave për eliminimin sa më parë të tyre, dhe zvogëlimi i rolit të këtyre armëve në politikat dhe në planifikimin ushtarak.

Natyrisht, Traktati nuk do të mund të zhdukë brenda natës armët bërthamore. Por kjo do të përforcojë qëndrimin “Jo” kundër armëve bërthamore, ashtu siç dhe ka ndodhur me traktatet e kaluara që ndalojnë armët kimike dhe ato biologjike. Ato delegjitimizojnë rolin e tyre sot në botë dhe do të veprojë si një parandalues i fortë për përhapjen e tyre.

Ne besojmë se të gjitha shtetet duhet ta shohin këtë marrëveshje për atë që është: një mundësi historike për t’i dhënë fund epokës së armëve bërthamore dhe një mjet për të ndihmuar në parandalimin e një katastrofe humanitare që do të zhdukë çdo krizë të parë në historinë tonë të përbashkët.

Sot, ndërsa bota kujtojmë vuajtjet që kanë shkaktuar armë bërthamore në të kaluarën, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe udhëheqësve të opinionit publik që të përqafojnë Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore dhe shpresën që ajo përfaqëson për të ardhmen. Duke vepruar kështu, ne vendosim njerëzimin në radhë të parë.

Nga Peter Maurer, President i Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Tadateru Konoé, President i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

Ndajeni me miqte tuaj: