(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Deklaratë e Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe – Kryqi i Kuq bën thirrje për mbrojtje urgjente të emigrantëve dhe për t’i dhënë fund indiferencës ndaj njerëzve në lëvizje, pas incidentit të fundit tragjik në Detin Mesdhe.

Libia tragjedia 5 gusht

 

Gjenevë / Romë, 07 Gusht 2015 – Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe është thellësisht e prekur nga incidenti i djeshëm (datë 5 gusht) ndodhur në Detin Mesdhe, ku një anije që besohet se mbante në bordin e saj më shumë se 600 persona është përmbysur rreth 15 milje detare nga brigjet e Libisë. Raportimet e fundit tregojnë se afërsisht 400 persona janë shpëtuar, janë gjetur në det trupat e 25 personave, ndërkohë që ekziston frika se shumë të tjerë janë mbytur. Kjo është tragjedia e fundit, nga shumë të tilla të ngjashme që kanë çuar në vdekjen e më shumë se 5 000 personave që tentonin të mbërrin në brigjet e Evropës në 18 muaj e fundit.

FNKK rithekson dhe një herë thirrjen e saj për një qasje humanitare në trajtimin e vulnerabilitetit të njerëzve në lëvizje.

Ajo u bën thirrje qeverive që të sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin e emigrantëve në çdo kohë. Njerëzit në lëvizje duhet të kenë një mbrojtje legale efektive në çdo fazë të udhëtimit të tyre. Është një priorite absolute, një kërkesë imperative humanitare që të parandalohen humbje të tjera, dhe ne theksojmë rëndësinë e garantimit të dinjitetit të të gjithë emigrantëve dhe të familjeve të tyre duke mbështetur të drejtën që kanë për të ditur fatin e të dashurve të tyre, dhe për të pasur qasje në shërbimet që punojnë për bashkimin me anëtarët e tjerë të familjeve.

Më shumë se 98 000 emigrantë kanë mbërritur në brigjet italiane gjatë këtij viti. Kryqi i Kuq Italian është duke punuar në vazhdimësi në çdo port të Italisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për të ofruar asistencë shëndetësore, pritjen dhe ndihmën për ata që mbërrijnë me anije. Vetëm në Sicili, pika kryesore e mbërritjes, Kryqi i Kuq Italian ka një rrjet me më shumë se 2 300 vullnetarë, që punojnë për të ndihmuar emigrantët e shpëtuar nga Roja Bregdetare Italiane.

Në vijim të një incidenti të ngjashëm në Prill të këtij viti, FNKK lëshoi një apel ndihme në emër të Kryqit të Kuq Italian, për të mundësuar nga ana e tij ndihmën e menjëhershme për rreth 85 000 persona me ndihma në ushqimore, mbështetje mjekësore dhe psikologjike dhe shërbimin e rivendosjes së lidhjeve familjare

Në punën e saj, anekënd botës, Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe është e vendosur në dhënien e ndihmës humanitare për të gjithë emigrantët në nevojë për mbrojtje, pavarësish nga statusi i tyre legal.

Për më shumë informacion për punën e FNKK në lidhje me emigrantët shiko: www.ifrc.org/protecthumanity

Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:

Në Romë: Laura Bastianetto, zëdhënës i Kryqit të Kuq Italian

E-mail: laura.bastianetto@cri.it ¦ Mob: +39 320 797 9485+39 320 797 9485

Në Budapest:

  • Stephen Ryan, këshilltar për komunikimin në emergjencë, FNKK Europe

E-mail: stephen.ryan@ifrc.org ¦ Tëitter: @stiofanoriain ¦ Mobile: +36 70 430 6500+36 70 430 6500

Në Gjenevë:

  • Giovanni Zambello, zyrtarë i lartë, për komunikimin public, dhe jo vetëm, FNKK

E-mail: giovanni.zambello@ifrc.org ¦ Mob: +41 79 708 3394+41 79 708 3394

 

Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) është rrjeti më i gjerë mbi baza vullnetare në botë, që ndihmon rreth 150 milion njerëz çdo vit nëpërmjet 198 shoqata kombëtare anëtare. Së bashku, FNKK vepron përpara, gjatë dhe pas katastrofave dhe emergjencave shëndetësore për të plotësuar nevojat dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve nevojtarë. Ajo e bën këtë me paanësi pavarësish nga kombësia, raca, gjinia, besimi fetar, klasa apo mendimi politik. Për më shumë informacion, lutemi vizitoni www.ifrc.org. Ju mund të lidheni me ne në FacebookTwitterYouTube dhe Flickr.

 

Ndajeni me miqte tuaj: