(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

DEKLARATA ZYRTARE E FNKK – Në samitin e Kombeve të Bashkuara për miratimin e Axhendës së Zhvillimit pas 2015. Nju Jork, 25 shtator 2015, NGA SEKRETARY I PERGJITHSHEM ELHADJ AS SY

Lee Sy

Zoti Kryetar, Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,

 

Në emër të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për t’ju drejtuar këtij samiti historik që ka në fokus Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm,  ambicioz, universal, që i drejtohet të gjithëve dhe është gjithëpërfshirës.

Ne jemi të lumtur që theksi vendoset te më nevojtarët dhe te më të margjinalizuarit. Ne mirëpresim gjithashtu fokusin e rëndësishëm që bëhet për rimëkëmbjen, duke njohur në këtë mënyrë rreziqet që vijnë nga katastrofat, krizat humanitare, dhe epidemitë shëndetësore globale, të cilat kanë potencialin të kthejnë për keq, cka me aq mundim është fituar nga zhvillimi. Këto çështje, ashtu dhe ato që kanë të bëjnë me zhvendosjet me anë të forcës, emigrimin, dhunën, paqen, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor, mund të adresohen, nëse ne do të kërkojmë të realizojmë një zhvillim të qëndrueshëm.

Vlerësohet të jenë më shumë se 250 milion njerëz të prekur nga krizat humanitare. Ne shikojmë se ka një rritje të intensitetit, frekuencës dhe të paparashikimit të katastrofave, shpesh si rezultat i ndryshimeve të klimës dhe të urbanizimit të paplanifikuar.  Në dy vjetët e fundit, ne i jemi kthyer sërish rrezikut që përbëjnë emergjencat shëndetësore ndërkombëtare, si rezultat i zhvillimit të ulët të sektorit shëndetësor. Dhjetë milion njerëz janë prekur nga konfliktet që po zgjaten gjithnjë e më shumë në kohë, duke kërkuara kapacitete dhe imagjinatën e organizatave humanitare. Vlerësohet të jenë 60 milion njerëz të detyruar të zhvendosen, gjysma e tyre fëmijë. Ky është niveli më i lartë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në javët e fundit, kam vizituar shumë nga kufijtë në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, dhe kam parë në burim, trajtimin e tmerrshëm humanitar të refugjatëve dhe të emigrantëve të krizës që po provojnë anën njerëzore tonën. Nëse ne jemi të vërtetë “për të mos lënë askënd mënjanë”, vetëm atëherë  Axhendë pas 2015 mund dhe duhet t’i drejtohet nevojave të njerëzve të prekur nga krizat humanitare.

Zoti Kryetar,

Kjo axhendë ambicioze ka nevojë të mbështetet nga burime të mjaftueshme. Duke qenë se Banka Botërore dhe FMN kanë thënë, se “mund të shkojmë nga miliardat në triliarda”, ne mund të kemi shpresë të realizohen premtimet që jemi duke bërë këtu. Me qëllim që të realizohet kjo, ne duhet t’i japim udhë ambicjes tonë dhe të diversifikojmë burimet e mbështetjes me fonde,

E po kështu, më shumë burime duhen drejtuar në nivel lokal, atje ku nevojat janë më të mëdha dhe shërbimet e ofruar të drejtohen ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe të atyre që kanë vështirësitë më të mëdha për tu arritur.

Shoqatat e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, nëpërmjet stafit të tyre të përkushtuar dhe 17 milion vullnetarëve, janë vazhdimisht të pranishëm në komunitet, ku nevojat janë më të mëdha dhe shërbimet realizohen ndaj nevojave të njerëzve më nevojtarë.

Kjo prani e pashembullt, mbështetet nga statusi i ndihmësit ndaj autoriteteve publike, dhe plotësohen nga solidariteti dhe universalitetit i Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Lëvizja jonë është unike dhe e aftë të sjellë ndryshime kuptimplota dhe të qëndrueshme në nivel komuniteti, duke ndërtuar dhe forcuar rimëkëmbjen.

Zoti Kryetar,

Me shumë vullnet ne miratojmë Axhendën 2030, dhe rrjetet tona janë të gatshme për një partneritet me qeveritë, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Shoqërinë Civile, sektorin e korporatave dhe me vetë komunitetin, për ta bërë këtë ambicie realitet.

Faleminderit,

 

Elhadj Al Sy

Sekretar i Përgjithshëm i FNKK

Ndajeni me miqte tuaj: