(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Degët e Kryqit të Kuq Shqiptar solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 tetor

 
Në të gjitha degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në vend ka nisur mbledhja e ndihmave nga publiku por dhe nga insitucionet e ndryshme private apo publike në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat po përgatiten për t’u nisur në zonën e prekur nga tërmeti, kryesisht në Durrës, Thumanë, Tiranë, etj.
Kështu, dega e KK lezhë ka përgatitur kontigjenti i parë i ndihmave në drejtim të zonës së prekur nga tërmeti. ndihmat janë kryesisht veshmbathje, batanije, jorgana dhe ushqime. Po kështu Dega e KK Vlorë, Elbasan, Kucovë, Korçë, etj. kanë nisur mbledhjen e ndihmave. Në degën e KK Shkodër është realizuar një seancë dhurimi gjaku në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.
Dega e KK Tiranë, krahas veprimtarive të tjera si dhënia e mbështetjes psikosociale për familjarët e dëmtuarve nga tërmeti pranë Spitalit të Traumës në Tiranë, ka nisur mbledhja e ndihmave në veshmbathje dhe ushqime për të prekurit nga tërmeti. për këtë janë hapur dy pika grumbullimi, pranë shkollës “Ismail Qemali” dhe Shkollës “Jordan Misja”.
Ndajeni me miqte tuaj: