Dega e Kryqit të Kuq Tiranë, pranë njerëzve në nevojë.

Qendra Sociale e degës, e cila ofron një vakt të ngrohtë për të moshuarit gjatë gjithë vitit, organizoi një drekë festive me rastin e festave të fundvitit. Te moshuarit kaluan disa orë të këndshme në shoqërinë e vullnetarëve të degës të cilët u shërbyen drekën dhe i uruan shëndet dhe një vit të mbarë. Veprimtari e realizuar nën moton ”Ne s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe” ishte aktiviteti i fundit i Qendrës Sociale të Degës së KK Tiranë për vitin 2019. Dega e KK Tiranë falënderon të gjithë vullnetarët, pjesë e pandarë e veprimtarive të kësaj qendre, dhe të gjithë donatorët, shkollat, individët që kanë kontribuar për të moshuarit që frekuentojnë qendrën, duke besuar shumë që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në vitin 2020. GËZUAR!

Ndajeni me miqte tuaj: