(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dega e Kryqit të Kuq Tiranë çel Ekspozitën e vizatimit “Fëmijë dhe Kryqi i Kuq”

 

Ku ka më bukur se përcjellja e vlerave humanitare përmes artit, punuar nga duar të vogla me zemra të pastra fëmijësh. Janë fëmijët e 58 shkollave 9-vjecare publike dhe jo publike të Tiranës që u përfaqësuan me punimet e tyre në këtë ekspozitë.
Ekspozita u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Faleminderit veçanërisht Drejtorit të tij, z. Dorjan Koci për bashkëpunimin e përvitshëm.
Hapja dhe ceremonia e ekspozitës u realizua nga fëmijët për fëmijët, ku përmendim artistët e vegjël të fushës së muzikës të Shkollës 9 vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” të cilët performuan disa pjesë në piano dhe violinë duke i dhënë sallës ngjyra akoma dhe më të bukura. Kënaqësi ishte të kishim në ceremoninë tonë Presidentin e Kryqit të Kuq Shqiptar z. Ylli Alushi, të cilin e falënderojmë për prezencën dhe fjalët motivuese që iu përcolli pjesëmarrësve dhe vullnetarëve. Mbi të gjitha një falënderim i madh shkon për 460 nxënësit që morën pjesë me vizatimet e tyre që e bënë këtë ekspozitë magjike. Të fundit por jo më pak të rëndësishmit janë vullnetarët e Degës, të cilët i falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tyre në realizimin kaq të bukur të kësaj ekspozite!

Ndajeni me miqte tuaj: