(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dega e Kryqit të Kuq – Më shumë anëtarë, më shumë vullnetarë, më shumë veprimtari.

Vlore Mars Menca 2

 

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Degës e vuri theksin në afrimin e sa më shumë Anëtarëve dhe vullnetarëve pranë Kryqit të Kuq. Vetëm gajtë muajit mars u anëtarësuan 398 persona, ndërkohë që gjatë viti 2017 janë anëtarësuar 1300. Në veçanti është punuar në Shkollat “Halim Xhelo”, “Aulona”, “Avni Rustemi”, “Elite”, dhe “Naim Frashëri”.

 

Dega ka treguar kujdes në realizimin e veprimtarive të planifikuara: kështu vazhdojnë përgatitjet për zhvillimin e Konkursit të Ndihmës së parë në degë që do të zhvillohet më datë 8 prill në hapësirat e Sheshit “Pavarësi”, ashtu siç vazhdojnë përgatitjet për hapjen e Ekspozitës :”Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” me vizatimet e fëmijëve të moshës 9-15 vjec, e cila do të hapet më datë 6 prill dhe ku do të marrin pjesë shkollat “Ismail Qemali”, “Avni Rustemi”, “Teli Ndini”, “ Lef Sallata”, “Jani Minga”, “Fan Noli”, “Internacional”, “Naim Frashëri”, “24 Maji”, “Qeriba Derri”. Një punë e mirë përgatitore për këtë ekspozitë është bërë në sensibilizimin e fëmijëve me vlerat humanitare që bartin veprimtaritë e Kryqit të Kuq.

 

Kujdes është bërë një funksionim sa më normal dhe cilësor i projektit “Një vakt i ngrohtë për të moshuarit e vetmuar” dhe “Ri-integrimi i fëmijëve në vështirësi”, dy projekte këto që kanë krijuar një traditë në degë. Janë mbi 10 vullnetarë ata që janë angazhuar për një ecuri sa më normale të projekteve.

 

Vullnetarët e promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut kanë intensifikuar sensibilizimin në institucione të ndryshme shtetërore e private, dhe me studentët e Fakultetit të Infermierisë dhe të Inxhinierisë, me të cilët është planifikuar dhurim gjaku në muajin Mars. Është efektivi i Shkollës së Trupës Ushtarake, Bunavi, ai që dhuroi gjak gjatë muajit mars. (35 dhurime).

 

Në programin e shëndetit vazhdon zbatimi i projektit “Parandalimi i HIV-SIDA-s”. Këtë muaj janë angazhuar nxënësit e Shkollave të Mesme “Naim Frasheri” dhe “Halim Xhelo”; në projektin “Higjiena personale” nxënësit e Shkollës 9 vjeçare “Lef Sallata” dhe “Avni Rustemi”; në projektin “Higjiena në Komunitet” nxënësit e Shkollës 9 vjeçare “Avni Rustemi”; në projektin “DDA -T’u themi JO, substancave që krijojnë varësi, Duhanit, Drogës, Alkoolit”, nxënësit e Shkollës së Mesme “Halim Xhelo” dhe asaj artistike “Naim Frashëri”. Për realizimin e seancave vullnetare janë angazhuar 9 vullnetarë.

Ndajeni me miqte tuaj: