(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

COVID-19: Duhet një veprim i menjëhershëm për të luftuar kërcënimin e madh të jetës në zonat e konfliktit

Komunikatë shtypi e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Nr. 12,

Gjenevë, datë 30 Mars 2020

Shumë shpejt do të jetë pothuajse e pamundur të luftohet COVID-19 në vendet tashmë të shkatërruara nga konfliktet, nëse nuk realizohet menjëherë një përgjigje e përbashkët nga shtetet dhe organizatat humanitare, paralajmëroi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK). Planet për të parandaluar dhe reaguar ndaj virusit duhet urgjentisht të vihen menjëherë në jetë përpara se virusi të fitojë terren në zonat në konflikt.
Në vendet me sistem të fortë shëndetësor, COVID-19 paraqet një kërcënim parësor për jetën. Por ky kërcënim është edhe më i madh në vendet ku sistemet shëndetësore janë shkatërruar nga lufta, ku njerëzit e çvendosur nga konfliktet jetojnë shumë pranë tyre, dhe ku furnizimi me burimet për jetën si uji i pastër, sapun dhe ilaçe janë të kufizuara.
Për më tepër, sistemet shëndetësore, të dobësuara nga konflikti kanë zvogëluar aftësinë për zbulimin, menaxhimin dhe përcjelljen e rasteve të sëmundjeve ngjitë se, çfarë shton rrezikun e transmetimit të tij.
COVID-19 i ka mbingarkuar sistemet e avancuara të kujdesit shëndetësor. Ndërkohë që në shumë vende ku KNKK punon, mungon infrastruktura themelore e kujdesit shëndetësor, e lëre më edhe kapaciteti i kujdesit intensiv. Frika jonë është se nëse nuk merren masa urgjente për të frenuar përhapjen e virusit, ai do të shkatërrojë disa nga komunitetet më të rrezikuara në botë,” tha Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
KNKK, ndjehet e frikësuar nga e keqja që mund t’u ndodh njerëzve në burgje dhe kampet zhvendosjes në të gjithë botën. Sistemet shëndetësore në zonat e konflikteve në vende të tilla si Siria, Jemeni, Sudani i Jugut, Nigeria dhe Afganistani, thjesht nuk janë të përgatitur për të trajtuar një rritje të madhe të rasteve të COVID-19, në se nuk do të ketë një rritje të mbështetjes pë r to.
Ë shtë thelbësore një reagim i menjëhershëm dhe i bashkërenduar nga shtetet dhe organizatat humanitare. COVID-19 nuk ka pse të jetë katastrofik në vendet e shkatërruara nga lufta me sisteme të dobësuara të kujdesit shëndetësor, dhe pë r kë të kërkon që bashkësia ndërkombëtare të zgjerojë mbështetjen pë r kë të . Javën e kaluar, Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe lëshoi një thirrje për mbështetjen të menjëhershme të një apeli ndihme në shumën e 800 milion franga zvicerane.
Në kampet e personave të zhvendosur, nuk ë shtë e mundur ruajtja e distancë s fizike, dhe ne kemi frikë se do të jetë e pamundur të ndalohet përhapja e koronavirusit pasi ai të arrijë të depë rtojë në një kamp. Në të vërtetë, kemi frikë se virusi do të përhapet me shpejtësi dhe në mënyrë të egër, duke vënë në vështirësi përgjigjen e sistemit mjekësor. Kontrolli do të jetë i vështirë, pasi është më e vështirë të gjurmosh dhe izolosh raste të dyshuara kur njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës.
Lufta nuk është ndalur për shkak të virusit, dhe viktimat e konfliktit ende kanë nevojë dhe meritojnë ndihmë.
“Puna jonë për të ndihmuar viktimat e konfliktit është akoma dhe më e nevojshme pë r shkak të virusit, dhe kërkon një reagimi të shtuar. E gjithë kjo ë shtë bërë shumë e vështirë për shkak të shkallës që ka marrë pandemia aktuale, dhe masat e nevojshme dhe jetësore që vendet po marrin për ta kontrolluar atë, siç janë kufizimet e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Për të shmangur një katastrofë prej kë saj, qeveritë dhe aktorët e tjerë të armatosur në teatrot e konflikteve duhet të lehtësojnë punën e punonjësve humanitarë dhe ta konsiderojnë atë një prioritet. Viruset nuk njohin kufijë : ky është një problem global që do të zgjidhet vetëm me veprime globale,” tha Presidenti Maurer.

Edhe pse KNKK vazhdon punën e tij në vendet e luftës, ai po riorienton aktivitetet e tija në përpjekje për të parandaluar dhe ndihmuar në parandalimin e pandemisë COVID-19, shpesh në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Federatën ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq dhe Gjysmë hë në s së Kuqe. Kë tu më poshtë do të gjeni disa nga përgjigjet e KNKK-së ndaj COVID-19 në vende të ndryshme:
Në Afganistan dhe Myanmar, puna e KNKK në burgje dhe në mbështetje të sistemeve shëndetësore është duke u përqëndruar në përgatitjen, zbulimin dhe procedurat parandaluese të COVID-19. KNKK po punon gjithashtu në hartimin e një plan të reagimit të shpejtë dhe masat që duhen marrë pë r izolimin, përmirësimin e higjienës dhe sigurimin e materialeve mbrojtëse.
Në Armeni, KNKK kohët e fundit dhuroi sasi sapuni dhe produkte dezinfektues në njësitë mjekësore të 12 qendra të vuajtjes së dënimit në vend si dhe siguroi termometra infra të kuqe për katër burgje.
Në Burkina Faso, KNKK ka organizuar trasmetinin e spoteve radio sensibilizues rreth COVID-19. KNKK vazhdon të përmirësojmë qasjen në ujë të pastër dhe sapun në zonat e prekura nga dhuna, dhe shpërndarjen e sasive të sapunit dhe xhelit në vendet e ndalimit.
Në Kolumbi, KNKK gjatë tre muajve të ardhshëm do të mbështesë rinovimin e tualeteve dhe sigurimin e materialeve higjienike në 20 qendra paraburgimi për të frenuar COVID-19.
Në Republikën Demokratike të Kongos, KNKK po ndihmon spitalet për të vendosur masa karantine, trajnimin e stafit të kujdesit shëndetësor për izolimin e rasteve të dyshuara, dhe zbatimin e masave të kontrollit të parandalimit të infeksionit në institucionet shëndetësore dhe vendet e vuajtjes së dënimit të vizituara nga KNKK.
Në Salvador, KNKK po shpërndajmë sasi sapuni për të ndaluarit për të ndihmuar në larjen e duarve.
Në Gaza, KNKK ka dhuruar 500 dyshekë dhe 1000 batanije për njerëzit në karantinë si dhe 43 termometra infra të kuqe për autoritetet shëndetësore për të ndihmuar në kontrollin e rasteve të dyshuara.
Në Irak, KNKK ka dhuruar sasi sapuni dhe dezinfektues, pajisje mbrojtëse si doreza, syze dhe veshje dhe termometra në 13 vende të paraburgimit që strehojnë 22 000 të ndaluar. Së shpejti, KNKK do të dhurojmë përfshirë materiale për larje dore dhe klori për 11 institucione të tjera që mbajnë 20 000 të ndaluar,.
Në Meksikë, KNKK dhe Kryqi i Kuq i Meksikës po shpërndajnë ujë, kite higjienike dhe informacione për virusin, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së tij.
Në Liban, KNKK drejton një repart urgjence në Spitalin Universitar Rafik Hariri – ku po trajtohen rastet me COVID-19.
Në Somali, KNKK ka siguruam tenda për izolim në spitalin Mogadishu dhe po zbatojnë një sistem mbikëqyrje për të monitoruar rastet e dyshuara në klinikat e mbështetura nga Gjysmëhëna e Kuqe e Somalisë. KNKK po siguron artikuj higjiene në vendet e ndalimit dhe furnizim me sasi sapuni, klor dhe informacion mbi COVID-19 për më shumë se 120 000 familje.
Në Sudan, KNKK po riparojmë dhjetëra puse uji të dëmtuara dhe po shpërndan sasi sapuni për dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur, dhe duke ndihmuar insitucionet qeveritare të shëndetit të mbajnë doreza, fustane dhe dezinfektues.
Në Siri, në Al Hol Camp, spitali fushor i KNKK mbetet operacional dhe ekipi i tij ka filluar të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe parandaluese për të mbrojtur pacientët nga COVID-19.

Ndajeni me miqte tuaj: