(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Çelet Ekspozita Vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” nga Dega e KK Fier

Ekspozita Fier 4

Çelet Ekspozita Vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” në ambientet e Bibliotekës Publike, Fier. Në këtë ekspozitë marrin pjesë nxënësit e 15 shkollave 9-vjeçare të qytetit të Fierit. Ekspozita është fryt i një fushate të gjerë për promovimin e Parimeve Themelore dhe vlerave humanitare që mbartin veprimtaritë e Kryqit të Kuq. Në punimet e tyre nxënësit kanë shprehur atë që ata mendojnë dhe kanë dëgjuar për kryqin e kuq. Ekspozita u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore, Fier. Punimet më të mira u nderuan me çmime.  Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore, Bashkisë, Prefekturës dhe Qarkut Fier, të cilët i falënderojmë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre në këtë veprimtari!

Ndajeni me miqte tuaj: