(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Blizzard do të mbledh fonde në favor të operacioneve të ndihmës të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

wowtokens-625x350

Të gjithë dashamirësit e lojërave online mund të japin kontributin e tyre.

Në shumë vende të botës, shoqatat e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe janë duke ndihmuar me miliona njerëz, të prekur nga një numër mjaft i lartë fatkeqësish natyrore, si përmbytjet në Azinë Juglindore, rrëshqitjet e dheut vdekjeprurëse në Siera Leona, uragani që ka shkatërruar një numër shumë të madh vendesh në Karaibe dhe në SHBA.

Të gjithë dashamirësit e lojërave, me konkretisht ata të lojës World of Warcraft mund të bëhen financues të veprimtarive ndihmëse të Kryqit të Kuq për një shumë prej 10 dollar. Promocioni i kësaj fushate do të zgjasë për tre muajt e ardhshëm dhe do të jetë enkas për rrjetin e përdoruesve të lojës World of Warcraft.

Duke qenë se rreth 50 %  e përdoruesve të lojës World of Warcraft janë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Blizzard do të dëshironte që gjysma e produktit të kësaj fushate të destinohen për Kryqin e Kuq Amerikan dhe pjesa tjetër e fondeve të mbledhura të shkojë për Fondet e Emergjencës të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

Vetëm këto gjashtë muajt e fundit, DREF (Fondet e Emergjencës të FNKK&GjK) kanë alokuar 3,4 milion Franga Zvicerane, nga të cilat kanë përfituar 17 Shoqata Kombëtare, dhe janë ndihmuar 230 000
Persona të prekur nga katastrofat natyrore.

Nuk është hera e parë që Kryqi i Kuq Amerikan ka bashkëpunuar me Blizzard në të shkuar. Ky dialog do të vazhdojë tashmë dhe me mbështetjen e FNKK&GjK si një partnerë besnik në të ardhmen.

World of Warcraft – si dhe të gjitha lojërat e tjera të Blizzard – janë vlerësuar si të përshtatshme për fëmijët mbi 13 vjeç nga Entertainment Software Rating Board, një organizatë me qëllime jopërfituese që vlerëson lojërat video dhe aplikimet me qëllim që prindërit të jenë në gjendje që të bëjnë zgjidhjen e duhur

Për më shumë klikoni në adresën :  www.esrb.org/ratings/search.aspx.

Ndajeni me miqte tuaj: