(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Big Market ndihmon familjet në nevojë me 4000 litra qumësht

Një tjetër bashkëpunim me mjaft vlerë vjen në ndihmë të familjeve më në nevojë në situatën e krijuar nga COVID-19. Kësaj radhe është #BigMarket që ka dhuruar 4000 litra qumësht nëpërmjet Degës së Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Tiranë. Falë kësaj ndihme, shumë familje në nevojë u ndihmuan nga vullnetarët e degës.

Kjo mbështetje vjen në vazhdim të një bashkëpunimi të ngushtë në kohë të Big Market me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Tiranë që ka kontribuuar në vazhdimësi me ndihma ushqimore të familjeve në nevojë, por dhe në fushën e dhurimit vullnetar falas të gjakut.

Duke punuar të gjithë së bashku ne mund të krijojmë një rrjet akoma më të madh mbështetjeje për çdo njeri që ndodhet në momente të vështira.

Faleminderit Big Market!
#KryqiiKuqShqiptarDegaTiranë #BigMarket #Dhuro #SolidarizohemiSeBashku

Ndajeni me miqte tuaj: