(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Behuni Vullnetar

68634_186947794779442_958035229_n

PERSE TE JENI VULLNETAR NE KRYQIN E KUQ SHQIPTAR?

Sepse në këtë mënyrë ju keni mundësinë:

1. Të bëheni pjesëtarë të një Lëvizjeje humanitare mbarë botërore dhe të një misioni humanitar universal!

2. Të realizoni aspiratat tuaja të natyrshme kundrejt solidaritetit dhe humanizmit!

3. Të kontribuoni kështu në ndryshimin e jetesës së njerëzve në nevojë dhe për një të ardhme më të mirë.

4. Të keni kontakte me njerëz të ndryshëm dhe të jeni pjesë e një mjedisi shoqëror ku mund të gëzoni shoqërinë e të tjerëve dhe të ndani përvojat tuaja jetësore.

5. Të rrisni kapacitetet tuaja apo të zhvilloni aftësitë tuaja komunikuese nëpërmjet takimeve, trajnimeve dhe kurseve formuese që Kryqi i Kuq ofron.

6. Të siguroni një të ardhme më të mirë për veten tuaj nëpërmjet aftësimit dhe eksperiencës së punës që fitoni pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, certifikatave apo dëshmive të dhëna për pjesëmarrjen tuaj në aktivitete dhe trajnime.

Ndajeni me miqte tuaj: