(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“BE THE 1” Nisi fushata e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Cristiano Ronaldos për dhurimin vullnetar falas të gjakut

shqiperi-izrael-gjaku-2

Në ndeshjen ndërmjet ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Izraelit, që u zhvillua ditën e shtunë në Elbasan Arena, Kryqi i Kuq Shqiptar lancoi fushatën sensibilizuese për dhurimin vullnetar të gjakut: BE THE 1! (JI I PARI)
Motoja e kësaj fushate është: “Bashkohuni me Cristiano Ronaldon dhe Kryqin e Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak tani! Ju mund të shpëtoni jetë. BE THE 1!” Jini ju i pari, që do të shpëtoni një jetë, duke dhuruar gjak! Ndoshta nesër, dikush tjetër një i dashuri juaj, apo Ju vetë mund të kini nevojë për gjak !
Vete Ronaldo, një nga yjet e futbollit botëror është dhurues i rregullt vullnetar gjaku dhe një nga promovuesit më të mëdhenj të kësaj kauze. Ronaldo është gjithashtu ambasadori i parë global i dhurimit vullnetar të gjakut.
Lancimi i fushatës, ditën e shtunë në stadiumin Elbasan Arena u sdhoqërua me shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe vendosjen e banerave të fushatës në hyrje të stadiumit. Në fillim të ndeshjes, fëmijët që shoqëruan futbollistët e të dyja skuadrave kishin të veshura bluza që simbolizonin fushatën “Be the 1”. Ndërkohë gjatë ndeshjes u shfaq në LED-Wall e spotit të kësaj fushate.
Ky është vetëm fillimi! Kjo fushate synon sensibilizimin e sa më shumë njerëzve, veçanërisht të dashuruarve pas futbollit dhe të rinjve për të dhuruar gjak!

Nuk ka dhuratë më të çmuar se jeta! Ki mirësinë, merr guximin, fal dashuri dhe dhuro jetë! Dhuro gjak tani! Ti mundesh!

Ndajeni me miqte tuaj: