(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Autokolona e parë e ndihmave të Kryqit të Kuq, mbërrin në qytetin Afrin, që nga fillimi i luftimeve të fundit

 

01 mars 2018

Një autokolonë prej 29 kamionë, e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq po jep aktualisht ndihmë për 50,000 njerëz në qytetin Afrin në Siri.

Operacioni, që po kryhet bashkërisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane (GjKAS) do të shpërndajnë 430 metrik ton ndihma humanitare.

 

Është hera e parë që nga dhjetori 2017 që KNKK është mundur të japë ndihmën e tij në Afrin.  Luftimet e vazhdueshme kanë bërë që me mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre – rreth 30% e popullsisë lokale është detyruar që të zhvendoset – ndërkohë që pjesa dërrmuese e saj jetojnë në kushte të vështira.

 

Ndihma, e cila po dorëzohet në një autokolonë prej 29 kamionë, synon që të lehtësojë sadopak nevojat më urgjente të njerëzve. Në artikujt e ndihmës përfshihen:

–   7,450 pako ushqimore;
–   1,700 kite higjienike;
–   2,500 dyshekë;

– 20,000 batanije;
–   2,080 veshje dimërore.

KNKK është mjaft e shqetësuar për situatën aktuale në Afrin dhe zona të tjera në kufirin siriano-turk.

Në këtë zonë funksionojnë vetëm katër spitale. Personeli mjekësor është i mbingarkuar dhe përpiqet të përballojë numrin në rritje të viktimave.

Situata përkeqësohet akoma më shumë kur shikon sesi janë dëmtuar objektet shëndetësore ndërsa shumë punonjës të ndihmës dhe staf mjekësor janë lënduar gjatë luftimeve.

Shumë njerëz që janë në nevojë urgjente për përkujdesje mjekësor, raportohen të bllokuar brenda zonave të caktuara të Afrin.

Në të njëjtën kohë, KNKK kërkon qasje të menjëhershme në Ghouta Lindore, ku njerëzit e dëshpëruar po presin që të mbërrijnë ndihmat. Për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor, disa prej tyre janë po vdesin nga lëndimet e marra.

KNKK i u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt, që të bëjnë gjithçka munden për të gjetur një zgjidhje politike me qëllim dhënien fund të vuajtjeve të njerëzve.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: