(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Arrëthyesit – Një shfaqe dinjitoze në respekt të dhuruesve të gjakut

IMG_0149

 

Një bashkëpunim i veçantë ndërmjet Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar për të nderuar Dhuruesit vullnetar të gjakut.  “Arrëthyesit”, një shfaqe mjaft dinjitoze, jepet në nderim kulmin e fushatës së dhurimit të gjakut vullnetarisht që organizohet çdo vit nga Kryqi i Kuq Shqiptar, falë mbështetjes së Drejtorit të Teatrit z. Ilir Kerni, një shfaqe mjaft prestigjioze.

IMG_0147Presidenti i Nderit i Kryqit të Kuq Shqiptar, Prof. Dr. Shyqyri Subashi dhe Drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit përshëndetën pjesëmarrësit dhe shpërndanë Fletë nderi për përfaqësuesit e Institucioneve më të dalluara në fushatën e dhurimit të gjakut.

Veprimtaritë e kësaj fushate do të vazhdojnë me intensitet në të gjitha degët e KKSH në vend, dhe do të përmbyllen më datë 14 qershor, me veprimtari të shumta në parkun Rinia në Tiranë.

Ndajeni me miqte tuaj: