(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Anketim global “Mbi njohuritë e Ndihmës së parë nga publiku”

foto-ndihme-e-pare

Qendra Globale e Referencave për Ndihmën e Parë ka ndërmarrë një iniciativë globale, e shprehur në formën e një anketimi, qëllimi i së cilës është matja e njohurive të Ndihmës së Parë në komunitet në nivel global. Ky anketim është duke u zhvilluar në një numër shumë të madh Shoqatash kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.  Anketimi ka filluar më datë 6 dhjetor 2016.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar i është bashkuar kësaj iniciative dhe fton publikun e gjerë, dhe veçanërisht anëtarët dhe vullnetarët e shoqatës për tu bërë pjesë e këtij anketimi.

 

Anketimin mund të gjeni në adresën : http://preparecenter.org/FAsurvey

Ndajeni me miqte tuaj: