(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara vizitoi Kryqin e Kuq

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara vizitoi qytetin e Durrësit sot, për të shprehur solidaritetin e saj për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për të parë se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara po kontribuon në përgjigjen pas tërmetit. Ambasadorja i dorëzoi Kryqit të Kuq Shqiptar një Certifikatë Vlerësimi për punën profesionale dhe efikase, duke ndihmuar viktimat e tërmetit me mbështetje financiare nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ndajeni me miqte tuaj: