(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Alvin (Berisha) riatdhesohet nga kampi i al-Hol falë punës së Kryqit të Kuq

 

Alvin Berisha do t’i bashkohet nesër, familjes së tij në Itali, pas përpjekjeve të shumta për riatdhesimin e tij në të cilën është përfshirë Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe autoritete të tjera.
Alvin jetonte në kampin e al-Hol, në Veri të Sirisë, që nga viti 2014.

Presidentii Federatës ndërkobëtare z, Francesco Rocca, i angazhuar personalisht në këtë cështje tha: Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që u angazhuan për të garantuar kthimin e sigurtë të Alvinit nga kampi i al-Hol në gjirin e familjes në Itali. Vecanërisht, do të falenderoja Gjysmëhënën e Kuqe të Sirisë dhe Presidentin e saj, Khaled Hboubati, për përpjekjet e mëdha që kanë bërë për të lehtësuar këtë riatdhesim dhe për përkushtimin e madh që kanë tregor dhe po tregojnë në përgjigje të krizës humanitare aktuale në Siri.
Ky lajm është mjaft pozitivë por është vetëm se një pikë uji në oqeanin e vuajtjeve. Kërkojmë nga qeveritë kombëtare të të huajve që ndodhen në kampe dhe të gjithë palëve të interesuara që të veprojnë në mënyrë të tillë për të lehtësuar vuajtjet e një grupi personash mjaft në nevojë. Do të ishte ideale që kjo ndihmë të jepej pasi të vlerësoheshin të gjitha rastet vec e vec.

Jemi të ndërgjegjëshëm për komplesitetin e kësaj situate. Shqetesime legjitime janë ngritur dhe nga qeveritë. Megjithatë, nga ana tjetër e gjithë kjo kërkon domosdoshmërisht trajtimin e personave në mënyrë njerëzore. Lajmi i sotëm, tregon se me vullnet politik, zgjidhja është e mundur.”

…Presidenti i Federatës ndërkombëtare ka garantuar se fëmijës dhe familjes së tiji është dhënë kohë dhe hapësirë për të rimarrë vetëen nga ky kalvarëi vështirë: Vlerësoj shumë interesimin e treguar për këtë rast. Por një gjë është e sigurtë, që ne do të bëjmë gjithcka për këtë fëmijë dhe familjen e tij”

Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon ngrohtësisht të gjithë ata që u angazhuan për zgjidhjen pozitive të kësaj cështje!

Ndajeni me miqte tuaj: