(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

96 vjet – Kryqit i Kuq Shqiptar

Statuti KKSH 1922

 

KKSH është krijuar në vitin 1921. Vetëm 9 vjet nga shpallja e Pavarësisë, dhe tre vjet pas përfundimit të Luftës së i Botërore, një grup intelektualësh shqiptarë, themelojnë Kryqin e Kuq Shqiptar. Kryetar i Parë i Kryqit të Kuq Shqiptar do të zgjidhej Dr. Rifat Frashëri, në atë kohë, Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë dhe një mjek me famë botërore, duke qenë se është një nga zbuluesit e mikrobit të tërbimit.

Shumë shpejt, vetëm në vitin 1923, Kryqi i Kuq Shqiptar, do të njihej nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe do të pranohej si shoqata 35 kombëtare në Ligën (sot Federata) ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

Kryqi i Kuq Shqiptar do të gjente menjëherë mbështetje e rretheve intelektuale të kohës, të vetë popullit, të kolonive shqiptare kudo në botë dhe të institucioneve ndërkombëtare, në krijimin e kapaciteteve të nevojshme njerëzore, materiale e financiare për përballimin e sfidave që i kishte vënë përballë koha.

Historia e Kryqit të Kuq Shqiptar, në shërbim të njerëzve më në nevojë, ka njohur shumë ulje ngritje në rrugëtimin e tij. Ndoshta përbën një rast unikal, ndalimi i veprimtarive të tij nga shteti monist në vitin 1969 dhe që vazhdoi si e tillë për njëzet vjet.

Kryqi i Kuq Shqiptar e rifillon veprimtarinë e tij në vitin 1989, në agimin e ndryshimeve të rëndësishme politike në vend, për të qenë sot një shoqatë mjaft mirë e organizuar, me kapacitete të rëndësishme njerëzore, materiale e financiare në funksion të realizimit të objektivat që i ka vënë vetes, për të qenë ndihmës i shtresave më në nevojë të popullsisë, veçanërisht në fushën e ndërhyrjes në raste katastrofash.

Kryqi i Kuq Shqiptar, është në radhë të parë, vepër e anëtarëve, vullnetarëve, të punësuarve, donatorëve e dashamirësve të tij, pa kontributin të cilëve nuk do të kishim sot një shoqatë të respektuar brenda dhe jashtë vendit në strukturat ndërkombëtare të Lëvizjes ndërkombëtare të KK dhe të GjK.

Në respekt të kësaj date, një foto e Statutit të par të Kryqit të Kuq Shqiptar, botim i vitit 1922.

Ndajeni me miqte tuaj: