(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

95 vjet – Kryqi i Kuq Shqiptar “Dëshmi të hershme të prezencës së misioneve të Kryqit të Kuq në Shqipëri”

revista-67-final-page-010

Me 4 tetor të këtij viti, mbushen 95 vjet nga krijimi i Kryqit të Kuq Shqiptar. Një histori e tërë në shërbim të njerëzve në nevojë. Pak më pak se 10 vjet nga themelimi i Shtetit Shqiptar, vetëm 2 vjet nga mbarimi i Luftës së Parë  Botëror, pak më shumë se 1 vit nga Kongresi i Lushnjës, themelimi i Kryqit të Kuq Shqiptar është një kat mjaft i rëndësishëm në historinë e vendit.

revista-67-final-page-011Pjesë e një Lëvizje ndërkombëtare, veprimtaritë e Kryqit të Kuq në vendin tonë janë që në vitet e para të shekullit të 19. Ato jane prezentë së bashku me ushtritë e vendeve të ndryshme në vendin tonë. Kujtojmë se deri në vitin 1919, veprimtaritë e Kryqit të Kuq janë të lidhura vetëm me luftën dhe pasojat e saj. Vetë Kryqi i Kuq ka lindur për t’i ardhur në ndihmë ushtarit të plagosur dhe të sëmurë në fushën e betejës. Vetëm pas Luftës ëë Parë Botërore, kur pasojat e saj ishin mjaft të rënda, kur mendohej se nuk do të kishte më luftë, atëherë  veprimtaritë e Kryqit të Kuq veshën petkun civilë, kjo falë krijimit të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të kryqit të Kuq.

Ndajeni me miqte tuaj: