(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

80 familja në Kombinat dhe 60 familje në Durrës mbështeten me ndihma nga Kryqi i Kuq

Sot, ekipi i degës së KK Tiranë, stafi dhe vullnetarët ishim në zonën e Kombinatin në Tiranë për të shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa ekipi i degës së KK Durrës shpërndau ndihma për Rajonin 2 dhe 3 të qytetit.
Në zonën e kombinatit u ndihmuan 80 familje, ndërsa në Durrës u shpërndanë ndihma për 60 familje.
Ndihma në ndihmë të përfituesve përbëheshin nga paketa familjare mujore e ndihmës së Kryqit të Kuq : pako ushqimore (20.5 kg ushqime bazë+20 kg miell, një kit higjienik familjar një mujor dhe 5 batanije). Ky kontigjent ndihmash mundësohet falë mbështetjes së programit ECHO të Bashkimit Europian për Shqipërinë, nëpërmjet Apelit të Ndihmës të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. #EUaid #EuCivPro #rescEU #kryqikuqshqiptar, #kryqiikuqshqiptardegadurres.

Ndajeni me miqte tuaj: