(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Konkursi XIX Kombëtar i Ndihmës së Parë – 8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe

KKSH rrollup Konkursi-01

 

 

Konkursi XIX Kombëtar i Ndihmës së Parë (NP) është ngjarja më e madhe që KKSH organizon për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në drejtim të përhapjes së njohurive dhe teknikave të dhënies së NP në raste aksidentesh, të çfarë do lloj qofshin ato.

 

Kjo veprimtari synon të zhvilloj me tej te vullnetarët e saj dhe më gjerë në publik informacionin për NP dhe teknikat e dhënies së saj, në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish. Takimi final i kësaj veprimtarie tashmë tradicionale do të zhvillohet në Tiranë, në datën 8 maj, nga ora 09.00-15.00, në lulishten “Sulejman Pasha” (tek “Ushtari Panjohur”) dhe tek Rr. Murat Toptani (Pedonalja). Ky takim është përmbyllje e takimeve të organizuara në 39 degët e KK dhe 3 takimeve rajonale, prej nga kanë dalë dhe ekipet fitues të 13 degëve: Shkodër, Mat, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Durrës, Korçë, Fier, Lushnje, Kuçovë dhe Vlorë. Organizimi i këtij Konkursi realizohet sipas të njëjtës skemë që realizohet dhe Konkursi Europian i Ndihmës së Parë, i cili këtë vit zhvillohen nën moton ”Ndihmë e Parë për këdo dhe kudo”.

 

Siç dihet kjo dekadë është quajtur “Dekada e sigurisë rrugore” dhe mbi këtë bazë, Programi i NP i KKSH-së, synon një ndërgjegjësim më të gjerë të publikut në lidhje me domosdoshmërinë e njohjes dhe përhapjes së shprehive të dhënies së NP. Është e rëndësishme të kuptohet që NP është themelore dhe vendimtare në momentet fillestare dhe ajo duhet të jepet nga persona kompetentë, që i njohin teknikat e dhënies së saj.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

Kryqi i Kuq Shqiptar është organizata më e madhe humanitare në Shqipëri që vepron si ndihmëse e pushtetit në vend,  në përgjigje të fatkeqësive dhe krizave natyrore, sociale dhe shëndetësore.  Ai është krijuar në vitin 1921 dhe është anëtar i Federatës Ndërkombëtare që prej vitit 1923. Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, së bashku me Federatën Ndërkombëtare, përbëjnë Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

Ndajeni me miqte tuaj: