(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

 5 maj, Dita Botërore e Mjedisit – Veprimtari të shumta nga Degët e KKSH

Lezhe pastrimi 1

Janë të shumta degët e KK që në kuadër të 5 majit, Ditës Botërore të Mjedisit organizuan veprimtari sensibilizuese dhe pastrues me vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe nxënësit e degës.
Kështu Dega e KK Fier, organizoi veprimtari në mjediset publike, duke dhënë mesazhin se jemi ne, qyutetarët që duhet të ruajmë mjedisin dhe ta mbrojmë atë. Nëse, nxënësit e Shkollës “Bajram Curri” në Durrës, ndërmoërn pastrimin e Plazhit publik në sektorin “Iliria”, vullnetarët e degës së KK Vlorë ndërmorën një aksion të gjerë pastues dhe sensibilizues në hapësirat e Plazhit të Vjetër dhe ata të degës së KK Lushnje, pastruan pjesë të Plazhit të Divjakës.
Në Berat janë nxënësit e shkollave të mesme të qytetit që u kujdesën për higjienizimin e hapësirave publike në Lagjen e vjetër “Kala”. Ndërsa vullnetarët e degës së KK Kucovë ndërmorën një aksion higjienizimi në mjediset e qyteti. Janë të shumtë nxënësit dhe vullnëtarët që u angazhuan në këtë veprimtari sensibilizuese nga dega e KK Lezhë.
Nuk mbetën prapa as vullnetarët e degës së KK Korcë, Shkodër, Tepelenë, apo Gramsh.
Le të falenderojmë vullnetarët, nxënësit e shkollave dhe gjithkënd që ka ndihmuar dhe kontribuar në zhvillimin e këtyre veprimtarive!

Ndajeni me miqte tuaj: