(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

5 Dhjetor, Dita ndërkombëtare e Vullnetarizmit.

5-dhejtor-2016-25

 

Veprimtari të shumta u organizuan nga degët e KKSH në këtë ditë sepse një nga parimet themelore mbi të cilën funksionon Kryqi i Kuq është vullnetarizmi.

Biseda me të rinjtë e shkollave të mesme por dhe më gjerë, takime informuese dhe shpërndarje të material informative me temë “Vullnetarizmi u përket të gjithëve” janë zhvilluar nga të gjitha degët e Kryqit të Kuq.

Këto veprimtari u shoqëruan me aktivitete konkrete të vullnetarëve të Kryqit të Kuq si simulime për ndihmën e parë, sensibilizim për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, aksione pastrime për një higjienë sa më të pastër, ndihmë familjeve në nevojë, etj.

Të shumta ishin veprimtaritë e realizuara nga degët e KK Tiranë, por dhe ato të Elbasanit, Kuçovës, Vlorës, Beratit, etj.

Ndajeni me miqte tuaj: