(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

4 tetor 2019, 98 vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

4 Tetor 1921, shënon Ditën e themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar. Degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në mbarë vendin kanë organizuar veprimtari të shumta në nder të kësaj dite. Kështu:

Vullnetarët e Degës së KK Tiranë kishin zgjedhur ta kalonin këtë ditë me bashkëmoshatarët e tyre nga Kolegji “The Independent”, duke u treguar atyre për vlerat humanitare të Kryqit të Kuq, dhe ftuar ata që t’i bashkohen veprimtarive humanitare që organizon shoqata në përmbushje të misionit të saj humanitar;
Ndërsa, dega e KK Durrës, krahas veprimtarive të tjera, si pjesë e veprimtarive të saj në këtë ditë kishte organizuar një seancë dhurimi vullnetar të gjakut me personelin e Autoritetit Portual, Durrës në ndihmë të njerëzve në nevojë, veçanërisht të fëmijëve talasemikë;
Dega e KK Fier zhvilloi biseda sensibilizuese kryesisht me të rinjtë e shkollave mbi vlerat humanitare, historikun, dhe fushat e veprimtarive të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Dega e KK Vlorë organizoi një takim festivë në ambientet e degës, ku morën pjesë së bashku me anëtarët e Këshillit dhe vullnetarë dhe bashkëpunëtorë të tij bë veprimtaritë humanitare të organizuara;
Dega e KK Berat realizoi një bisedë me vullnetarët aktivë të degës;
Ndërsa Dega e KK Kuçovë, në morinë e veprimtarive të shumta kishte organizuara një ditë të veçantë në qendrën ditore të të moshuarve, në të cilën ishte i pranishëm dhe Kryetari i Bashkisë Kuçovë, z. Kreshnik Hajdari;
Dega e KK Librazhd organizoi një takim me vullnetarët e degës dhe një takim me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Genc Leka”, që vizituan Qendrën Ditore të të Moshuarve;
Dega e KK Pogradec realizoj një orë edukative me temë “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” me nxënësit e klasave të 7 shkollës 9 vjeçare, në të cilën u fol për historikun, rëndësinë dhe veprimtaritë e KK;
Dega e KK Korçë u vizitua nga nxënës të shkollave të qytetit ndërkohë që të rinjtë vullnetarë vizituan qendrën rezidenciale të personave me aftësi ndryshe.

Ndajeni me miqte tuaj: