(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

A është njerëzimi i gatshëm që të përballet më një luftë bërthamore? Jo. Atëherë le të ndalojmë bombën.

Komunikatë shtypi e Komiteti ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nr.19.05, 11 shkurt 2019

Gjenevë (KNKK/FNKK&GjK) – 74 vjet më parë, qytetet japonezë të Hiroshimës dhe të Nagasakit u rrafshuan nga bombat bërthamore. Megjithatë, rreziku që të tilla armë të përdoren sërish ka ardhur në rritje. Sot, shumë larg marrjes së masave për t’ju përgjigjur detyrimeve të tyre afatgjatë në fushën e çarmatimit bërthamor, Shtetet poseduese të armëve bërthamore po modernizojnë arsenalin e tyre, po krijojnë lloje të tjera armësh të këtij lloji dhe po e bëjnë përdorimin e tyre gjithnjë e më të lehtë. Nga ana tjetër, shpeshtësia e incidenteve ushtarake që implikojnë Shtetet e pajisura me armë bërthamore dhe aleatët e tyre, është alarmant.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është thellësisht i shqetësuar nga erozioni i kuadrit për çarmatimin dhe zotërimin e armëve bërthamore. Shumë nga vendimet e marra kohët e fundit, po ushqejnë një tendencë shqetësuese për një kurs të ri në çarmatimin bërthamor dhe, për pasojë, po ushqejnë një rrezik në rritje që një armë bërthamore të përdoret. KNKK i bën thirrje të gjitha Shteteve të interesuara, por dhe atyre që janë të afta të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi ta, të bëjnë të mundur përmbysjen e kësaj tendence.

Për të ndikuar në zvogëlimin nw rritje të rrezikut bërthamor në politikën ndërkombëtare, KNKK, Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (Federata Ndërkombëtare) dhe Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në tërësinë e tyre nisin sot një fushatë botërore. Video që shoqëron fushatën ka për qëllim që të tërheqë akoma më shumë vëmendjen e publikut mbi pasoja katastrofike humanitare që do të kishte një luftë botërore dhe të inkurajojë njerëzit që t’u kërkojnë qeverive të tyre respektive të nënshkruajnë dhe të ratifikojnë Traktatin mbi ndalimin e armëve bërthamore.
“Çdo rrezik nga përdorimi i armëve bërthamore është i pa papranueshëm. Traktati përfaqëson një dritë shpresë dhe një masë thelbësore për zvogëlimin e rrezikut të një katastrofe bërthamore” deklaroi Peter Maurer, Presidenti i KNKK. Deri sot, 70 vende kanë nënshkruar Traktatin mbi ndalimin e armëve bërthamore, ndërkohë që 21 vende të tjera e kanë ratifikuar apo kanë aderuar në këtë traktat në një mënyrë tjetër.
“Në shumë vende, Shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe bashkëpunojnë me qeveritë, parlamentet vendore dhe shoqërinë civile për të lehtësuar aderimin sa më të shpejtë në këtë traktat. Me mbështetjen e këtij rrjeti, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për një botë pa armë bërthamore. Asgjë nuk mund ta përgatisë planetin tonë për tmerret e një lufte bërthamore. Shtatëdhjetë e katër vjet më vonë, ne nuk kemi nxjerrë mjaftueshëm mësime nga vuajtjet, shkatërrimet dhe vdekjet në Hiroshima dhe Nagasaki” deklaroi Francesco Rocca, President i Federatës ndërkombëtare.

Armët bërthamore janë armët më vdekjeprurëse dhe më shkatërrues të shpikura. Shoqata e Kryqit të Kuq të Japonisë dhe KNKK kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejt në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, ndërkohë që kërkonin t’u vinin në ndihmë të vdekurve dhe të plagosurve. Shpërthimet bërthamore vranë me dhjetëra mijëra njerëz, shkatërruan strukturat mjekësore duke lënë të mbijetuarit në kushte të frikshme. Spitalet e Kryqit të Kuq Japonez trajtojnë edhe sot pacientë që vuajnë nga kanceri, dhe më konkretisht nga leucemia, të gjymtuar nga radioaktiviteti i armëve bërthamore të vitit 1945.
Provat e pakundërshtueshme të pasojave humanitare katastrofike që bartin armët bërthamore, hedhin dyshime serioze mbi mundësinë që këto armë mund të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Prej asaj kohe, Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nuk ka pushuar së rekomanduari që armët bërthamore të mos përdoren kurrë, dhe të kërkojnë ndalimin dhe eliminimin e tyre.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq
Shikoni këtu video : https://youtu.be/K6eG4PZHH8k

Për të nënshkruar dhe për të ditur më shumë mbi fushatën, klikoni në: sansarmesnucleaires.org

Ndajeni me miqte tuaj: