(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Fondacioni Coca-Cola mbështet 2000 familje në nevojë me ndihma ushqimore nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar

Me mbështetjen e fondacionit Coca-Cola, Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur prej ditësh shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet më në ne nevojë, të prekura nga COVID-19.

Nëpërmjet kësaj iniciative, do të mundësohet mbështetja ushqimore e 2000 familjeve në nevojë për një periudhë një mujore në të gjithë territorin e vendit nëpërmjet degëve të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Kriteret për përzgjedhjen e familjeve përfituese për këtë projekt janë: të moshuar të vetmuar, familje në varfëri ekstreme, familje që kanë humbur të ardhurat si pasojë e COVID-19, familje me fëmijë të vegjël, familje me persona të sëmurë, etj.

Paketa e ndihmës ushqimore një mujore familjare përbëhet nga 4 kg makarona, 4 kg oriz, 4 kg vaj, 4 kg fasule dhe 4 kg sheqer, 0.5 kg kripë dhe 5-10 kg miell.

#qendroneshtepi
#kryqiikuqshqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: