(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

18 dhjetor – Dita ndërkombëtare e emigratëve

Emigrimi 2

 

18 dhjetor – Dita ndërkombëtare e emigratëve

Tema për vitin 2017 është : Një emigrim më i sigurtë në një botë në lëvizje.

“Migrimi ka qenë gjithmonë këtu, mes nesh. Ndryshimet klimatike, demografia, paqëndrueshmëria, rritja e pabarazive dhe aspiratat për një jetë më të mirë, si dhe nevojat e paplotësuara në tregjet e punës, janë arsyet që e kanë sjellë dhe ne duhet të qëndrojmë për ta diskutuar. Përgjigja ndaj saj është se duhet një bashkëpunim efektiv ndërkombëtar në menaxhimin e migracionit për të siguruar se përfitimet që rrjedhin janë gjerësisht të shpërndara dhe se të drejtat e njeriut për të gjithë ata që  preken janë të mbrojtura siç duhet. ” – Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres

Gjatë gjithë historisë njerëzore, emigrimi ka qenë një shprehje e guximshme e dëshirës së individit për të kapërcyer vështirësitë dhe për të jetuar një jetë më të mirë. Sot, globalizimi, bashku me zhvillimet në komunikim dhe transport, ka rritur në një masë të madhe numrin e njerëzve që kanë dëshirën dhe kapacitetin për të lëvizur në vende të tjera.

Kjo epokë e re ka krijuar sfida dhe mundësi të shumta për shoqëritë në mbarë botën. Ajo, gjithashtu, ka shërbyer për të theksuar lidhjen e qartë ndërmjet emigracionit dhe zhvillimit, por dhe mundësitë që ofron emigrimi për bashkëzhvillim, d.m.th. në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale si në  origjinën ashtu dhe në destinacionin e tij.

Sot, emigrimi tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës mbarë. Sfidat dhe vështirësitë e migracionit ndërkombëtar, përzier me elementë të paparashikueshmërisë, emergjencës dhe kompleksitetit,  kërkojnë bashkëpunim të zgjeruar dhe veprim kolektiv midis vendeve dhe rajoneve. Kombet e Bashkuara po luajnë një rol nxitës në këtë fushë, me qëllim krijimit e një dialogu dhe ndërveprimimi gjithnjë e më të gjerë brenda vendeve dhe rajoneve, si dhe nxitjen e shkëmbimit të përvojave dhe mundësive të bashkëpunimit.

Në samitin e parë të saj për lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve me qëllim rritjen e masave mbrojtëse për refugjatët dhe emigrantët, më 19 shtator 2016, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një sërë angazhimesh. Këto angazhime njihen si Deklarata e Nju Jorkut për Refugjatët dhe Emigrantët (Deklarata e N). http://www.un.org/ga/search/view_doc.asp?symbol=A/RES/71/1. Deklarata rikonfirmon rëndësinë e regjimit të mbrojtjes ndërkombëtare dhe përfaqëson angazhimin nga Shtetet Anëtare për të forcuar dhe rritur mekanizmat në mbrojtje të njerëzve në lëvizje. Ajo hap rrugën për miratimin e dy marrëveshjeve të reja globale në 2018: marrëveshja globale mbi refugjatët dhe marrëveshja globale për një migrim të sigurt dhe të rregullt.

Ndajeni me miqte tuaj: