(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

17 tetor, Dita e luftës kundra varfërisë – Nga veprimtaritë e degëve të Kryqit të Kuq Shqiptar.

17 tetor Dita Urise Tirane 1

 

 

“Njerëzit në ndihmë të njerëzve, për një shoqëri më dinjitoze”. Ky është një nga sloganet që shoqëron veprimtaritë e KKSH, veçanërisht fushatat në ndihmë të njerëzve në nevojë, siç është dhe kjo e 17 tetorit të këtij viti.

 

Prej një muaji Degët e KKSH janë angazhuar në një veprimtari intensive për të sensibilizuar publikun e gjerë, sipërmarrjet private dhe institucionet shtetërore që të bëhen pjesë dhe të kontribuojnë në ndihmë të më nevojtarëve.

 

Të shumtë kanë qenë individët dhe sipërmarrjet privatë që kanë dhënë ndihmesën e tyre në të holla, ushqime apo veshje.

 

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj fushate, dhe në lëmin edukativ është shtrirja e kësaj fushate në shkollat e 9 vjeçare dhe të mesme, ku vetë nxënësit janë bërë protagonistë në organizimin dhe finalizimin e kësaj fushate, duke ndihmuar më nevojtarët.

 

Degët e KK Tiranë, Lezhë, Durrës, Vlorë, Korçë, Pogradec, Berat, Kuçovë, Elbasan janë nga më të dalluarat në organizimin e kësaj fushate. Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë individët, sipërmarrjet private dhe institucionet shtetërore, shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesëm që u bënë pjesë dhe i dhanë jetë kësaj fushate.

Ndajeni me miqte tuaj: