(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

160 familje të prekura nga tërmeti ndihmohen në Durrës dhe Tiranë

Dy shpërndarje të tjera në Durrës dhe Tiranë më datë 19 shkurt nga ekipet e vullnetarëve të këtyre degëve. ndërsa vullnetarët e degës së Kryqit të Kuq Durrës ndihmuan 80 familje në Draç dhe Shetaj të Ishmit, vullnetarët e Degës së Kryqit të Kuq Tiranë ndihmuan 80 familje në nevojë në zonën e Kombinatit, të prekura nga tërmeti. Secila familje përfitoi paketën familjare të ndihmës mujore të Kryqit të Kuq Shqiptar të përbërë nga 20.5 kg ushqime,+20 kg miell; një kit higjenik një mujor familjar, 5 batanije dhe një kit enë kuzhine si dhe kite higjienike për fëmijë të vegjël. Ndihma u mundësua nga ECHO, dhe donatorë të tjerë. Faleminderit donatorëve dhe vullnetarëve për kontributin e tyre! #EUaid, #EUCivPro, #rescEU, #KryqiiKuqShqiptar, #KryqiiKuqShqiptarDegaLezhë, #KryqiiKuqShqiptarDegaTiranë, #KryqiiKuqShqiptarDegaDurrës, #GermanRedCross

Ndajeni me miqte tuaj: