(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kucove maj DDA 22 1

Kuçovë, një degë e vogël me veprimtari të shumta.

Veprimtaritë e Kryqit të Kuq, Dega Kucovë janë të shumta dhe në fusha të ndryshme. Falë kontributit të vullnetarëve të degës ato shtrihen në fushën sociale për përkujdesjen ndaj të moshuarve dhe familjeve në nevojë, në fushën e shëndetit për promovimin e veprimtarive të higjienës personale, asaj në komunitet apo me të rinjtë e shkollave të mesme në projektin “Droga, Duhani, Alkooli, substancat që krijojnë varësi.

Për degën e KK Kucovë, mosha e tretë do të jetë gjithnjë në fokusin e veprimtarive, ashtu sic ata janë në për të gjitha degët e KK në vend. E pranishme pranë Qendrës Ditore të të Moshuarëve, Dr.Mimoza Caca, u mat tensionin dhe i këshilloi ata sesi të kujdesen për veten.

Një vend të vecantë zënë veprimtaritë për nxitjen e solidaritetit te të rinjtë dhe mbështetjen ushqimore e sociale të familjeve më në nevojë.

Shkolla “28 nëntori” dhe nxënësit e saj kanë qenë kohët e fundit në qednër të veprimtarive të degës. Kështu me nxënsit e klasa IX b u zhvillua një bisedë që kishte në qendër projekti “Droga, Duhani, Alkooli, substancat që krijojnë varësi” ndërkohë që me nxënësin e ciklit të ulët u zhvilluan një bisedë mbi “Higjienën Personale”.

Ndajeni me miqte tuaj: