(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar 2 4

Çdo ditë, një veprimtari në ndihmë të komunitetit

 

Duket si një iniciativë e Degës së KK Tiranë, por është një realitet. Këtë fillim viti, duket se janë intensifikuara veprimtaritë e degës së KK Tiranë në ndihmë të grupeve në nevojë.

 

Pikërisht në javën e fundit, thirrjes së Degës së Kryqit të Kuq, Tiranë për dhurimin vullnetar të gjakut për fëmijët talasemik, i është përgjigjur Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH)  dhe personeli Instituti i Sigurimeve Ushqimore Veterinare (ISUV)së që realizuan dhe seanca të veçantë dhurimi gjaku.

 

Një tjetër ndihmë bëhet e mundur për komunitetin Rom në Shkozë. Kësaj radhe ndihma për këtë komunitet është mundësuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

 

Ndërkohë që në Ditën e të dashuruarve”, të rinjtë vullnetarë të degës, gjithnjë në zbatim të veprimtarive të Programit të Shëndetit, realizuan seanca informuese për HIV/AIDS me nxënësit e Shkollës së Mesme “Besnik Sykja”.  Duke iu bashkangjitur kësaj feste, vullnetarët dhanë mesazhe “Pro Dashurisë” duke i dhënë rëndësi parandalimit të këtij virusi dhe mbrojtur veten dhe të tjerët.

 

Donacionet janë shpirti i veprimtarive të Kryqit të Kuq Shqiptar. Falënderojmë Shkollën 9-vjeçare “E Kuqe” për ndihmat e mbledhura në veshmbathje e ushqime, duke i ardhur kështu, në ndihmë familjeve më në nevojë.

Ndajeni me miqte tuaj: