(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Komunikatë Shtypi – Gjashtë anëtarë të stafit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) janë vrarë të sulmuar dhe dy të tjerë nuk janë gjetur akoma.

Flamuri ne zi

 

Afganistan, 08 shkurt 2017

Gjenevë / Kabul (KNKK) – Gjashtë anëtarë të stafit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) janë qëlluar dhe vrarë në Afganistan. Dy anëtarë të tjerë të stafit nuk  janë gjetur ende.
Ekipi, i përbërë nga tre shoferët dhe pesë punonjës në terren, ishte duke shkuar për në destinacion për të shpërndarë ushqime për blegtorinë në një zonë në jug të qytetit të Shibergan në provincën Jawzan, kur autokolona u sulmua nga njerëz të panjohur të armatosur.
“Ky është një akt i neveritshëm. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e kolegëve dhe miqve tanë të dashur,” tha kreu i delegacionit të KNKK-së në Afganistan, Monica Zanarelli. “Në këtë pikë, është e parakohshme për ne për të përcaktuar pasojat që do të ketë ky incident i tmerrshëm në operacionet tona të ndihmës në Afganistan. Na duhet kohë të përqendrohemi si ekip dhe të mbështesin njëri-tjetrin, për të gjykuar për këtë akt të pakuptueshme si dhe të gjejmë dy kolegët tanë ende të humbur.” tha Zj. Zanarelli,
“Ne dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme, atë që duket të jetë një sulm i qëllimshëm ndaj stafin tonë. Cfarë ndodhi është një tragjedi e madhe. Ne jemi tërësisht të shokuar,” tha Presidenti i KNKK-së, Peter Maurer.
“Këta anëtarë të stafit ishin thjesht duke bërë detyrën e tyre me vetëmohim, ishin duke u përpjekur për të ndihmuar dhe mbështetur komunitetin vendas. Ne jemi pranë familjeve dhe të dashurve të  kolegëve tanë të vrarë dhe atyre të pagjetur”, tha Maurer.
“Për ne është akoma e paqartë se kush e ka kryer këtë akt dhe pse.

Ndajeni me miqte tuaj: