(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

14 Qershor – Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut.

Kryqi i Kuq Shqiptar është një nga aktorët kryesorë në promocionin e dhurimit vullnetar falas të gjakut në vendin tonë. Veprimtaritë e promocionit të dhurimit falas të gjakut të organizuara prej degëve të tij në gjithë Shqipërinë janë të shumta, por ato kulmojnë më 14 qershor, si një shenjë falënderimi për të gjithë dhuruesit e gjakut, por dhe si një thirrje për të dhuruar gjak, sot dhe çdo ditë për dikë që ka nevojë. Ne jemi të sigurtë që numri i dhuruesve të gjakut do të jetë gjithnjë në rritje. Bëhuni dhe ju, sot dhe në ditë që vijnë, pjesë e seancave të dhurimit të organizuara nga Kryqi i Kuq në të gjithë vendin! Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur në këtë iniciativë kaq humane!

Ndajeni me miqte tuaj: