(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

12 Shtator, Dita Botërore e Ndihmës së Parë.

DSC_3542

Që nga veprimi i parë i Henry Dynant në Solferino e deri më sot, ndihma e parë ka qenë një ndër aktivitetet kryesore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Për një njohje më të mirë të publikut me ndihmën e  parë në mbarë globin, shërben dhe Dita botërore e Ndihmës së Parë, e caktuar të zhvillohet çdo vit, në të shtunën e dytë të muajit shtator.

Ndihma e parë dhe mosha e tretë. Bëhu dhe ti një hero. Shpëto jetë. Kushdo, në çdo kohë mund ta japë atë”.

Këtë vit, mesazhi për Ditën Botërore të Ndihmës së Parë ka në qendër si grup fokus moshën e tretë. Ideja e kësaj motoje është : të ndërtojë një imazh pozitiv mbi plakjen, si dhe t’i njohim të moshuarit si një burim i rëndësishëm për shoqërinë, duke i inkurajuar ata të vetë-fuqizohen nëpërmjet përfshirjes së tyre në shoqëri si aktorë.

Ky mesazh është është vazhdim i mesazhit të vitit që shkoi: “Mëso të japësh Ndihmën e parë. Bëhu hero. Shpëto jetë. Kushdo, në çdo kohë mund ta japë atë”. Të moshuarit mund të jenë heronj dhe të ndihmojnë shokët e tyre, nipërit e mbesat e tyre.

Ndryshimi i vazhdueshëm demografik, me të cilën po ballafaqohet shoqëria, ngre shumë pyetje dhe kërkon të japë përgjigje në lidhje me rolin aktiv të njerëzve të moshuar brenda sistemit shoqëror. Nga pikëpamja sociale, në disa vende, njerëzit e moshuar janë gjithnjë duke u përjashtuar, sepse :

  • Të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore të tilla si, presionit të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe diabetit. Nëse janë në gjendje të marrin masa parandaluese, të njohin shenjat e para dhe të sigurojnë trajtimin e duhur të ndihmës së parë, ata mund të zvogëlojnë vuajtjet dhe mund të shpëtojnë jetë;
  • Shumë vende po përballen me kriza ekonomike. Sigurimi i kujdesit shëndetësor është zvogëluar dhe shpenzimet janë shtuar. Me plakjen e popullsisë, rritet nevojat shëndetësore, dhe kosto e shpenzimeve për trajtimet mjekësore;
  • Në situata emergjente, të moshuarit mund të jetë veçanërisht më të prekshmit, kur komunitetet zhvendosen nga fatkeqësitë natyrore ose konfliktet të armatosura, sepse nuk janw në gjendje të largohen apo të udhëtojnë në distanca të gjata.

Në këtë ditë, në të gjithë Shqipërinë, 39 degët e Kryqit të Kuq Shqiptar zhvillojnë aktivitete nga vullnetarët dhe instruktorët e ndihmës së parë në ambiente publike, me synim sensibilizimin e komunitetit për dhënien e ndihmës së parë. Ndihma e Parë është vendimtare në momentet fillestare, ajo duhet të jepet vetëm nga persona të trajnuar, të cilët i njohin teknikat e dhënies së ndihmës së parë.

Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me të gjithë partnerët e interesuar për këtë veprimtari, më konkretisht me Drejtorinë e Policisë, Bashkitë e vendit, Drejtoritë e Shëndetit Publik, Drejtoritë Arsimore, OJF, etj.

 Për më shumë informacion,  jeni të lutur të kontaktoni znj. Dorina Bita, tel. 0672030566.

Ndajeni me miqte tuaj: