(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Prindërit sirianë të ndarë nga fëmijët. nisin fushatën e Kryqit të Kuq për reformë në rregullat e bashkimit familjar në Mbretërinë e Bashkuar

Foto

 

Publikua më 17 Maj

 

Nga Matthew Carter, Kryqi i Kuq Britanik

Për Muhammed and Amal Alwadi, dhuna në familje, do të thotë të humbasësh më të dashurit e tu – familjen tënde. Tashmë Kryqi i Kuq Britanik ka nisur fushatën Torn Apart – një fushatë kjo që bën thirrje për një mbështetje më të madhe për prindër si Muhammed dhe Amal që të bashkohen me fëmijët e tyre nëpërmjet skemës ekzistuese të bashkimit të familjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti është nga Daraa e Sirisë. Ata u larguan për në Libi së bashku me katër fëmijët e tyre, pak pasi konflikti kishte filluar. Jeta në Libi u bë e rrezikshme dhe të ata rritej gjithnjë e më shumë shqetësimi për edukimin dhe armimin e fëmijëve. Kusai, tani 19 vjeç, ishte i pari i klasës në Siri, por në Libi ju desh që të punonte për të ndihmuar familjen të siguronte ushqimin. Pas dy vjetësh në Libi, Muhammed mori me shumë dhembje vendimin që të largohej nga ky vend dhe të shkonte në Europë.

“Kështu ne u ndamë në dy pjesë” thotë ai. Muhammed mbërrit në Mbretërinë e Bashkuar në mars të vitit 2014 dhe fitoi statusin e refugjatit në dhjetor 2014.

Rregullat e bashkimit familjar në Mbretërinë e Bashkuar lejojnë prindërit që kanë aplikuar me sukses për azil të aplikojnë për bashkim familjarë me anëtarët më të afërt të familjes, por jo me fëmijët 18 vjeç e sipër. Kryqi i Kuq Britanik bën thirrje që këto rregulla të shtrihen dhe për të rinjtë që jetojnë me prindërit e tyre gjatë gjithë kohës dhe janë të detyruar të lënë vendin e tyre të lindjes.

Çifti që ka lënë Sirinë, pak pas fillimit të luftës, janë tashmë të ndarë nga djali i tyre 19 vjeçar, Kusai që jeton në një kamp në Kale të Francës, dhe nga vajza e tyre 20 vjeç Athar që jeton në Turqi. Ata kanë regjistruar një video mesazh video message, ku i bëjnë thirrje qeverisë britanike që të lejojë familjet të bashkohen.

Duke folur për përvojën e tyre të hidhur, Muhammed thotë: “Më tregoni një baba që mund të jetojë larg nga fëmijët e tij, përveç se jeton në një vend të tjetër. Ne jemi larguar nga atdheu ynë për shkak të luftës, nga bombat dhe shkatërrimet. Tani, nuk arrij t’i shikoj ata dhe ata të më shikojnë mua.”

Alex Fraser, Drejtor për mbështetjen për refugjatët dhe kërkimin në Kryqin e Kuq Britanik thotë: “Familja Alëadi është vetëm një shembull sesi politika e tanishme e qeverisë i mban familjet të ndara, dhe të vetmuar, në një kohë që të jenë së bashku si një familje është një çështje për shumicën e tyre.

“Askush nuk duhet të largohet nga një konfliktit për t’i shkaktuar vetës humbje dhe dhembje sepse fëmija i tyre është mbi moshën 18 vjeç. Çdo prind do t’ju tregonte se dashuria dhe përgjegjësia që ke për fëmijët e tu, nuk është se pushon kur ata rriten, dhe është kjo arsyeja pse ne i bëjmë thirrje qeverisë që të bëjë ndryshimet e rregullave dhe tu japë mundësi familjeve që të ndërtojnë një jetë të re së bashku, të sigurt nga konfliktet dhe persekutimi.”

Kryqi i Kuq Britanik i kërkon publikut që të ndihmohu në shkëmbimin e kësaj video me të tjerët dhe i bën thirrje anëtarëve të parlamentit vendas që të ndihmojnë të bashkimin e familjeve të refugjatëve.

– shiko më shumë: http://www.ifrc.org/en/news-and-media/news-stories/europe-central-asia/united-kingdom/syrian-parents-separated-from-children-launch-red-cross-campaign-for-family-reunion-reform-in-the-uk-72212/#sthash.jTaz9IzS.dpuf

 

Ndajeni me miqte tuaj: