(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

1 Tetor – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

 

Për Kryqin e Kuq Shqiptar, ajo ka qenë dhe mbetet një ditë e shënuar sepse të moshuarit si një shtresë në nevojë janë në qendër të veprimtarive të përditëshme humanitare që zhvillohen nga vullnetarët tanë. Më poshtë po rendisim në mënyrë të përmbledhur, disa nga veprimtaritë e realizuara nga degët e Kryqit të Kuq në fillim të kësaj jave që do t’i dedikohet kësaj moshe.

Dega e Kryqit të Kuq, Tiranë – U organizua një veprimtari festive me 100 të moshuar të vetmuar të cilët frekuentojnë Qendrën Sociale të Degës. Pjesë e kësaj veprimtarie ishin figura publike si aktorja e mirënjohur, znj. Marjana Kondi, MasterChef-at Alfio Rrotani dhe Indrit Cela, nxënësit e Shkollës ”The Indipendent”, Kryetarja e Njesisë Bashkiake nr 7, dhe vullnetaret e degës.

Dega e Kryqit të Kuq, Vlorë – Kanë qenë vullnetarët e degës, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik që realizuan vizita mjekësore (matje tensioni dhe këshilla mjekësore) për përfituesit e projektit “Një Vakt i Ngrohtë për të Moshuarit e Vetmuar”.

Dega e Kryqit të Kuq Elbasan – Kryqi i Kuq, Dega Elbasan në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan organizoi një aktivitet festiv me të moshuarit e qytetit ne qendrën ”Balashe”. Vullnetarët e Programit Social festuan dhe vallëzuan me të moshuarit duke e bërë sa më të bukur këtë ditë.

Dega e Kryqit të Kuq, Librazhd – Të moshuarit e Qendrës Ditore e festuan ndryshe këtë 1 Tetor. Atyre iu mundësua një drekë në ambjentet e restorant “Hoxha” në Dragostunjë.

Dega e Kryqit të Kuq, Pogradec – Vullnetarët e degës kishin zgjedhur të vizitonin dhe të ndihmonin një gjyshe në nevojë në kushte të vështira. Ata e uruan për festën, i dhuruan një kartoline, dhe i suguruan një pako me ushqime me premtimin se do të shkonin sërish për ta takuar.

Dega e Kryqit të Kuq, Korçë – Në këtë 1 tetor, vullnetarët e degës ishin sërish pranë të moshuarve të qendrave sociale të administruara nga bashkia duke kaluar sëbashku caste festive.

Dega e Kryqit të Kuq, Kucovë – Vullnetarët e degës e festuan këtë ditë me të moshuarit e Qendrës Sociale, duke krijuar një ambjent tejet festivë.

Dega e Kryqit të Kuq, Berat – Festën e të moshuarve e bëri edhe më të bukur prania e vullnetarëve të cilët kaluan kohë dhe u argëtuan së bashku me ta .

Dega e Kryqit të Kuq, Lezhë – Në ditën e të moshuarve, ishte “Mrizi i Zanave ” që ofruan shërbim në respekt tëtye. Caste të mrekullueshme të kaluara së bashku.

Dega e Kryqit të Kuq, Shkoder – Në Ditën e të moshuarve, u organizua një veprimtari në të cilën i prezantua puna e bërë gjatë 1 viti për projektin e moshës së tretë, që zhvillohet në Qendrën Komunitare nr. 4 “Për Familjen” të Bashkisë Shkodër, Kjo veprimtari do të pasohet në ditët në vijim javës në shërbim të moshës së tretë, ku do të vijohet edhe me vizitat në shtëpi për të moshuarit e vetmuar, për të cilët kujdeset shoqata e jonë nëpërmjet projektit “Home Care”.

Dega e Kryqit të Kuq, Dibër – 1 Tetori, i gjeti vullnetarët e kësaj degë, në shërbim të të moshuarve të qendrës, sigurisht në një ditë ndryshe, në një ditë feste!

Faleminderit të gjithë vullnetarëve por dhe donatorëve të Kryqit të Kuq që mundohen sadopak që të sjellin gëzim e lumturi për moshën e tretë!

 

Ndajeni me miqte tuaj: