(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

1 Qershori, një ditë për fëmijët – Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë

Grate e Kuzhines 2 1

1 Qershori, një ditë për fëmijët – Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë

Pas veprimtarive të realizuara më datë 20 maj, në ditën e fëmijëve jetimë, të tjera veprimtari organizohen me rastin e 1 Qershori, veprimtari që kushtohen fëmijëve në nevojë, në komunitet dhe jo vetëm, në mënyrë që dhe ata të mund të festojnë si gjithë të tjerët. Falë kontributit të të gjithë komunitetit dhe në veçanti të nxënësve të shkollave të ndryshme u bë e mundur ndihma e 40 fëmijëve në komunitet, fëmijët e grave në nevojë që ndjekin Kurset e Rrobaqepësisë dhe të Kuzhinës pranë degës së KK Tiranë, por dhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.
Lojëra, kërcime, argëtim, përqafime dhe shumë dashuri për gjatë gjithë festës. Dhe shumë dhurata për fëmijët që u mundësuan nga ABI Bank, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Administratën e Aeroportit Rinas, nxënësit e Shkollës jopublike “Kristaq Rama”, “Arsakeio e Tiranës “, “Vasil Shanto “, etj për kontributin e tyre në vlerë monetare për fushatën Maj-Qershor në ndihmë të fëmijëve jetim më në nevojë.

Ndajeni me miqte tuaj: