(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

1 Qershor, Dita e Fëmijëve – Veprimtari të shumta nga vullnetarët e Kryqit të Kuq

Tirana 1 qershor  Arkos 2

 

Siç janë të shumta gëzimet e fëmijëve në këtë ditë, ashtu janë dhe veprimtaritë e zhvilluara nga dega në këtë ditë: Nisi me festimin e kësaj ditë me fëmijët në komunitet! Një festë kjo e zhvilluar në ambientet e Shkollës jopublike “Arkos”, të cilën e falënderojmë për mbështetjen në organizimin e kësaj feste ashtu siç falënderojmë AlbControl që mundësoi dhuratat për të gjithë fëmijët pjesëmarrës në aktivitet!

Festa vazhdoj me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, duke u premtuar se do të jemi përherë pranë jush me surpriza e dhurata.

Për të vazhduar me fëmijët e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë! Vullnetarët e degës kaluan kohë me fëmijët dhe u shpërndanë të gjithëve dhurata. Në shenjë falënderimi fëmijët kishin përgatitur një pikturë dhuratë për vullnetarët e KKSH për kujdesin e vazhdueshëm dhe dashurinë që dhurojnë sa herë shkojnë pranë këtij instituti. Kjo pikturë do të zbukurojë zyrat tona!

Një tjetër organizim që meriton falënderimi ishte ai me fëmijët e Shkollës Speciale të Fëmijëve me Aftësi Ndryshe “Luigj Gurakuqi”! Një atmosferë hareje mbushi ambientet e kësaj shkolle dhe dhe zemrat e këtyre fëmijëve. Pasi u dëfryen dhe u zbavitën me nxënësit e kësaj shkolle, vullnetarët ndanë dhurata për ta.

Vullnetarët e degës morën pjesë gjithashtu në aktivitetin ‪#‎UnëMbrojFëmijët organizuar me kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Aktiviteti synonte mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhe stenda ku ishte vendosur KKSH (stenda e Fluturave), promovonte mbrojtjen e të drejtës së fëmijëve për kujdes shëndetësor.

Pikërisht në këtë ditë, një mënyrë për të festuar ndryshe këtë festë gjeti dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë që dhuroi ushqime dhe para për fëmijët. Faleminderit që iu bashkuat fushatës sonë.

 

Gëzuar festën fëmijë! Ne do të jemi gjithmonë me dhe pranë jush!

Ndajeni me miqte tuaj: