(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

1 Qershor, kulmon fushata maj – qershor në ndihmë të fëmijëve në nevojë!

Korce Fondet 1

1 Qershor, kulmon fushata maj – qershor në ndihmë të fëmijëve në nevojë!

Sot, më 1 Qershor, shumë nga degët e Kryqit të Kuq organizuan veprimtari në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Degët e Kryqit të Kuq Tiranë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë, Berat, Lezhë, Korçë organizuan shpërndarje e ndihmave për fëmijët falë dhurimeve nga komuniteti por dhe nga Institucionet e ndryshme shtetërore e private. Këto veprimtari u zhvilluan falë kontributit shumë të vyer të vullnetarëve tanë!

Falënderojmë Shkollën jo publike “Goja e Artë “, Fier; Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë Teknike, Elbasan, Fakultetin e Shkencave të Edukimit, Gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” dhe Gjimnazin “Dhaskal Todri” Elbasan, Shkollën e Mesme Artistike ” Naim Frashëri”, Vlorë; Nxënësit e Shkollës së Mesme “Kristaq Cepo” Berat, etj.! Veprimtaritë vazhdojnë në ditë në vijim…

 

Ndajeni me miqte tuaj: